|
[KONCEPT GLOBAL ]
Kabinetet dhe kurset në komunën e Jegunovcit 2005 – 2007/08
KONCEPT GLOBAL PËR PUNË DHE VEPRIM TË MËTUTJESHËM
“Kabinetet dhe kurset në komunën e Jegunovcit”
Aktivitetet e Qendrës për Dialog Nansen- Shkup në komunën e Jegunovcit filluan në pjesën e dytë të vitit 2004. Një nga aktivitetet kyçe të kësaj organizate janë kabinetet dhe kurset e organizuara për nxënësit e shkollës fillore qendrore “Shemshova” dhe shkollave rajonale të saj.
Qendra për Dijalog Nansen – Shkup në muajin Shkurt të vitit 2005 me ndihmën dhe rekomandimet e banorëve të komunës së Jegunovcit vendos të hap një kabinet për mësimin e teknologjisë informative në f.Shemshovë. Njëkohësisht hapet dhe kabineti për mësimin e gjuhës angleze në f.Prelubishtë të komunës së Jegunovcit.
Duke marrë parasysh interesin e madh nga ana e nxënësve dhe prindërve për ndjekjen e kurseve nga teknologjia informative dhe nga gjuha angleze si dhe kapacitetin e vogël të këtyre dy kabineteve, Qendra për Dialog Nansen – Shkup hapi edhe dy kabinete tjera dhe atë: Kabinet për kurse nga teknologjia informative në f.Zhillcë dhe Kabinet për kurse nga gjuha angleze në f.Ratajë.
Të gjitha kabinetet u pajisën me pajisje multimediale për ndjekje më efikase të procesit mësimor. Karakteristikë e veçantë për këto kurse është dygjuhësia dhe zhvillimi I mësimit paralelisht në dy gjuhë (gj. Maqedone dhe gj. Shqipe). Për secilin kabinet u angazhuan nga dy ligjerues, një maqedon dhe një shqiptarë të cilët kishin për detyrë që gjatë ligjerimit të përdorin metodën e parafrazimit si mjet elementar për ligjerim. Në këtë mënyrë nxënësit njoftoheshin më tepër me gjuhën e njëri tjetrit. Element mjaft i rëndësishëm I cili vazhdimisht theksohet në këto kurse është faktori shoqëror dhe integrues I nxënësve në këto kurse. Duke marrë parasysh se nxënësit gravitojnë nga një rajon post-konfliktuoz u theksua shoqërimi dhe integrimi I nxënësve gjithashtu dhe mësimi ndërkulturor.
Në muajin prill të vitit 2006, me iniciativën e prindërve të nxënësve të shkollës fillore në f.Zhillcë u hap dhe kabineti për mësimin e Gjuhës Shqipe. Njëkohësisht me hapjen e këtij kabineti, Sh.F. në f.Zhillcë u shënua si shkolla e parë fillore në R. e Maqedonisë e cila ka implementuar kurse për mësimin e gjuhës shqipe. Hapja e këtij kabineti rezultoi në hapjen e kabinetit për mësimin e gjuhës maqedone në sh.f.q. “Shemshova” në f. Shemshovë – komuna e Jegunovcit.
Pasqyrë kronologjike e kurseve
Në vijim kemi paraqitur të dhënat statistikore të nxënësve pjesmarrës në kurset e
Qendrës për Dialog Nansen – Shkup.
VITI 2005 2005/2006 2006/2007 2007/2008
Gjuhë Angleze 132 165 148 *
Teknologji Informative 180 260 178 *
Gjuhë Shqipe 45 45 53 *
Gjuhë Maqedone 26 35 61 *
*numrat e paraqitur në këtë tabelë nuk janë 100% të saktë.
Për pjesmarrje në kurset të organizuara nga QDN Shkup nxënësit duhet të plotësojnë disa kushte. Kushti elementar është që nxënësi të jetë i regjistruar në Sh.F.Q. “Shemshova” ose në në shkollat fillore rajonale të Sh.F.Q. “Shemshova”. Kurset ndiqen nga nxënësit prej klasës së V-të deri në klasën e VIII-të, në këtë mënyrë gjithashtu është bërë ndarja e kabineteve për kurse të avancuara dhe kabineteve për kurse fillestare. Varësisht nga njohuria e nxënësit për kursin përkatës përcaktohet dhe niveli i ndjekjes së kursit. Nxënësit pjesmarrës në këto kurse gravitojnë nga f. Siriçinë, f. Uzurmishtë, f. Shemshovë, f. Prelubishtë, f. Zhillcë, f. Ratajë, f. Tudencë dhe f. Kopanicë.
Ligjeruesit në kurset e organizuara nga QDN Shkup kryesisht janë vendas të fshatrave të komunës së Jegunovcit. Sipas nevojës QDN Shkup nëpërmjet të konkurseve ka angazhuar ligjerues për kursin përkatës. Përfundimisht me vitin 2007 stafi realizues i kurseve në komunën e Jegunovcit numëron 20 vetë dhe atë 13 ligjerues, 2 asistentë lokal dhe 5 persona për mirëmbajtje higjienike dhe teknike të kabineteve.
Kabinetet Ligjerues Stafi teknik Monitorues/Asistent
T. Informative (Shemshovë) 3 1 *
T. Informative (Zhillcë) 3 1 *
Gj.Angleze (Prelubishtë) 1 1 *
Gj. Angleze (Ratajë) 3 1 *
Gj. Shqipe (Zhillcë) 2 1 *
Gj.Maqedone (Shemshovë) 2 1 *
RREGULLORE INTERNE PËR PUNË DHE VEPRIM TË MËTUTJESHËM
Ekipi i Qendrës për Dialog Nansen – Shkup, gjegjësisht Veton Zekolli koordinator i kurseve në komunën e Jegunovcit dhe asistentët lokal Gligorço Rujkov dhe Bekim Nuhiu pas disa analizave, duke u bazuar në punën e deritanishme të kabineteve kanë përgatitur një rregullore për punë dhe veprim të mëtutjeshëm. Kjo rregullore do të ndihmon ligjeruesit dhe kabinetet që të arrijnë efikasitet të plotë gjatë punës së tyre si dhe funksionim aktiv të kabineteve.
Në vijim janë shënuar disa elemente kyçe të cilat do të ndihmojnë për funksionim dhe efikasitet më të madh në të ardhmen:
Rregullshmëria e ligjeruesve në kabinetet!
Secili ligjerues është i detyruar të informon personin adekuat në qoftë se nuk është në mundësi të mban ligjerata. Varësisht nga qëllimi i mungesës do të vendoset se a do ti minusohet një ditë e tërë nga paga ligjeruesit.
Rregullshmëria e nxënësve në kurset!
Secili ligjerues duhet të kujdeset për evidentimin e nxënësve gjatë pjesmarrjes së tyre në kursin përkatës. Gjithashtu nxënësit duhet të motivohen për mos-mungim nga kurset.
Përcjellja dhe përqëndrimi te plani global për punë të cilin secili ligjerues e ka dorëzuar!
Një semestër i një kursi zgjatë 4 muaj, varësisht nga kohëzgjatja e semestrit duhet të realizohet plani global për punë, në këtë mënyrë nxënësit nuk do të ngecin mbrapa me material si dhe do të realizohet plani globa vjetorë.
Përmirësimi i ligjeratave dhe metodikës së ligjerimit!
Ligjeratat duhet të jenë të frytshme me informata të reja dhe atraktive për nxënësit. Metodika e ligjerimit duhet të bazohet në faktin se kemi të bëjmë me grupe multietnike të nxënësve. Në asnjë mënyrë nuk tolerohet nëse ligjeruesit mes vete ndajnë nxënësit me përkatësi etnike. Ligjeruesi duhet të jetë i gjithanshëm dhe kreativ gjatë ligjeratave.
Mbajtja e diciplinës së nxënësve gjatë ligjeratave!
Kohëzgjatja e një ore të kurseve është 45 minuta!
Mirëmbajtja, higjiena dhe pastërtia në kabinet!
Kabinetet janë vende ku nxënësit e kalojnë pasditen e tyre për këtë arsye kabineti duhet të jetë një vend i pastërt dhe i këndshëm për punë. Secili ligjerues duhet të ketë kujdes për kabinetin në të cilin ligjerojnë. Nxënësve duhet të ju tërhiqet vëmendja për mbajtjen e pastërtisë në kabinet. Secili kabinet ka nga një shërbëtor i cili është i detyruar të pastron çdo ditë kabinetin.
Rreptësisht ndalohet prezenca e personave të paautorizuar në kabinet!
Grupet dhe orari i formuar nga udhëheqësia e kurseve mund të pëson ndryshime vetëm me konsultime paraprake me personat e autorizuar.
- Për ti arritur dhe respektuar këto elemente të lartpërmendura do të kujdesen asistentët lokal në koordinim me stafin e Qendrës për Dialog Nansen – Shkup. Gjithashtu në vazhdimësi do të bëhen evaluacione nga evaluator të jashtëm të cilët do të na ndihmojnë për një pasqyrim objektiv sa i përket rezultateve të arritura, anëve negative dhe pozitive të punës së kabineteve dhe kurseve në përgjithësi. Nga secili ligjerues do të kërkohet testimi i nxënësve dhe atë dy herë në një semestër. Përgatitja e shfaqeve të ndryshme për kremtimin e festave të ndryshme ose mbarimin e semestrit duhet të bëhet në koordinim të plotë me stafin koordinues të kabineteve. Prindërit e nxënësve pjesmarrës në kurset e QDN – Shkup duhet të informohen për rezultatet e arritura, për përmbajtjen e ligjeratave si dhe rregullshmërinë e fëmiut të tyre në kurse.
*Rregullorja për punë dhe veprim të mëtutjeshëm hyn në fuqi pas mbledhjes së mbajtur më 11.02.2008!
Bekim Nuhiu Gligorço Rujkov Veton Zekolli
Asistent lokal Asistent lokal Koordinator i projektit
Shkurt, 2008
|